-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon seanca, konferenca e ardhshme ndaj Thaçit dhe të tjerëve në fund të janarit

Ka përfunduar seanca e sotme paragjyqësore në Dhomat e Specializuara ndërsa konferenca e ardhshme mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të mbahet në fund të muajit të janarit të vitit 2021.

Palët kanë deklaruar që seancat e tilla mbi ecurinë e çështjes të mbahen një herë në muaj.

Në konferencën e sotme, të cilën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e ndoqën përmes video lidhjes në Hagë, Prokuroria nuk ka dhënë një datë për përfundimin e hetimeve, ndërkohë ka kërkuar që mos të ndërpriten hetimet.

Deklarimin e prokurorit që dosjen paragjyqësore ta dorëzojë tre muaj para fillimit të gjyqit, mbrojtja e ka konsideruar absurde, duke theksuar se u nevojiten së paku 18 muaj për përgatitje rreth hetimeve.

Konferenca e parë për këtë çështje është mbajtur më 9 nëntor të këtij viti.

Ndërsa në paraqitjet e para të tyre, katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm.

Prokurori i Specializuar i ngarkon ata me akuza për krime të pretenduara të luftës.

Në fillim të muajit nëntor shtëpitë e tyre u bastisën nga hetuesit e Speciales dhe Policia e EULEX-it dhe të njëjtit udhëtuan për në Hagë ku po mbahen në paraburgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img