-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Fahri Musliu propozon Rada Trajkoviqin për presidente të Kosovës

Ish-korrospodent i RTK-së në Beograd Fahri Musliu, ka propozuar politikanen serbe, Rada Trajkoviq, për postin e presidentit të Kosovës.

Ai ka thënë se Trajkoviq është zgjidhje kompromise për këtë çështje, dhe se zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë jashtë Kosovës.

Sipas tij posti i presidentit është vetëm ceremonial pasi thotë se pushtetin e ka qeveria.

“Meqë zgjedhja e kryetarit/kryeplakut të shtetit është bërë kryetemë në Kosovë dhe mollë e shefit, ku kastat politike shqiptare të Kosovës nuk po mund të merren vesh, si zgjidhje kompromise propozojë që ta zgjedhin në këtë post, politikanen serbe Rada Trajkoviq.”

“Edhe ashtu ky post është ceremonial, meqë pushtetin e ka qeveria. Zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë pozitive jashtë Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Reagimi i tij erdhi pas mospajtimeve mes pozitës e opozitës për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës, më 5 nëntor, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pranoi postin e ushtrueses së detyrës së presidentit.

Sipas Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img