0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Futet në listë të zezë kompania “R&Rukolli” nga Skenderaj – falsifikoi dokumente

Kompania R&Rukolli, me pronar Rrustem Rukolli, është futur në listën e zezë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për gjashtë muaj.

Paneli Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur se kompania “R&Rukolli” ka falsifikukar dokumente duke paraqitur dokumente rreme kinse nuk ka borxhe dhe obligime tjera në ATK.

Vendimin e ka marrë Paneli Shqyrtues i Prokurimit, në përbërje nga Blerim Dina kryetar, Nuhi Paçarizi -referues dhe Goran Milenkoviq anëtar, në bazë të ankesës së bërë nga Komuna e Skenderajt.

Ky panel shqyrtues ka aprovuar si të bazuara kërkesat e Autoritetit Kontraktues – Komuna e Skenderajt, për diskualifikim nga pjesëmarrja në prokurim publik të Operatorit Ekonomik, “R&Rukolli” Sh.P.K.

“Diskualifikohet për arsye se i njëjti operator ekonomik lidhur me aktivitetin e prokurorimit “Asfaltimi i rrugës Kuqicë – Tërnavë, Komuna e Skenderajt me numër të prokurimit 643/19/049/5-1-1 dhe aktivitetin e prokurimit “Asfaltimi i rrugës në Izbicë, Rezallë”, me adresë Rr.18 qershori Skenderaj 41000 Rezallë, me numër prok 643/19-4391-5-1-1 ka paraqitur të dhëna të rrëme duke prezantuar vërtetimin nga ATK-a të falsifikuar dhe atë për përiudhën kohore prej gjashtë muajve të njëjtit operator ekonomik ju ndalohet pjesëmarrja në aktivitetet e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës që nga data 09.12.2020 deri me datë 08.06.2021”, thuhet në vendimin e Panelit Shqyrtues të Prokurimit.

Po ashtu, Paneli Shqyrtues i Prokurimit ka ardhur në përfundim se pas verifikimit të provave, ka gjetur se operatori ekonomik “R&Rukolli” ka falsifikuar.

“Paneli shqyrtues vjen në përfundim se duke pasur parasysh faktin se AK ka vërtetuar dhe sqaruar me ATK-në së vërtetimi nga OP “R&Rukolli”, figuron me borxhe dhe obligime tjera tatimore konstatojmë së vërtetimi i ofruar nga OE në fjalë në mënyrë elektronike dhe si kompje fizike në autoritetin kontraktues lidhur me aktivitetin e prokurimit “Asfaltimi i rugës Kuqicë Tërnavë Komuna e Skenderajt me numër të prokuromit 643/19/049/5-1-1 dhe aktivitetin e prokurimit “Asfaltimi i rrugës në Izbicë, Rezallë” me adresë rr.18 qershori Skenderaj 41000 Rezallë, me numër protokolli 643-19-4391-5-1 është i falsifikuar nga se ky vërtetim është dorëzaur me shkrim se i njëjti OE nuk ka borgje apo obligime tjera tatimore të pa shlyera, ndërsa AK ka vërtetuar se i njëjti ka vërtetim ku figuron me borxhe dhe obligime të pa shlyera”, thuhet në vendimin e Panelit Shqyrtues të Prokurimit.

Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se OSHP-ja dhe Autoriteti Kontraktues, Komuna e Skenderajt, me datë 11 06 2020 dhe datë 22 qershor 2020 ka pranuar kërkesë për diskualifikimin e OE “R&Rukolli” SH.P.K me adresë, Rr.18 qershori Skenderaj 41000 Rezallë dhe për aktivitetin tjetër të prokuroimit “Asfaltimi i rrugës në Izbicë, Rezallë”, me adresë, Rr.18 qershori Skenderaj 41000 Rezallë, me numër protokolli 643-19-4391-5-1-1.

“Autoriteti Kontraktues kërkon që ndaj Operatorit Ekonomik NN “R&Rukolli” SH.P.K Skenderaj të merren masa në pajtim me nenin 99 të Ligjit për Prokuroimin Publik, ngase është vërtetuar nga Administrata Tatimore se OE në fjalë ka paraqitur të dhëna të rreme dhe ka borgje dhe obligime të pa shlyera në Administratën Tatimore të Kosovës”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

VENDIMI I PLOTE

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img