-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar, nënshkruajnë marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të premten ka nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor me Mbretërinë e Bashkuar. Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ka vendosur nënshkrimin zëvendës ambasadori, Jacob Webber.

Ministri Abrashi falënderoi zëvendës ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës, duke potencuar faktin se kjo marrëveshje thellon edhe më shumë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Transportuesit janë të autorizuar të kryejnë transportin me automjete të udhëtarëve midis territoreve të palëve kontraktuese ose në transit përmes territorit të njërës prej palëve kontraktuese në përputhje me kushtet e përshkruara në dokumentin e nënshkruar.

Më tutje, një transportues i autorizuar në territorin e një pale kontraktuese lejohet, pa u kërkuar që të marrë një autorizim për këtë qëllim sipas ligjeve dhe rregulloreve kombëtare të palës tjetër kontraktuese, të importojë përkohësisht një automjet të mallrave të zbrazët ose të ngarkuar në territor të palës tjetër kontraktuese për transportin e mallrave, duke përfshirë ngarkesat e kthimit.

Marrëveshja parasheh themelimin e një Komiteti të Përbashkët të palëve kompetente, për të shqyrtuar funksionimin e marrëveshjes, përcaktimin e procedurave që rregullojnë aktivitetet e tjera të transportit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img