-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Floarta Sejdiu rikthehet në skenën muzikore me këngën e re “Se ke ditë”

Floarta Sejdiu është një këngëtare, e cila karrierën e saj e nisi si fëmijë.

Ajo ka kënduar rreth prej vitit 2002 deri në vitet 2005-2006, kur si fëmijë ishte paraqitur në festivalet e fëmijëve.

Disa nga këngët e saj të njohur si fëmijë ishin: “Jemi dy motra”, “Kam një mace dhe qenush”, “Daci”, “Në shkollë kur shkova kukullën e harrova”, etj.

Tani ajo është gati për të filluar karrierën e saj si këngëtare e rritur, duke publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Se ke ditë”.

Foto: Floarta Sejdiu/YouTube

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur reperi Elinel.

Ndërkohë, klipi është realizuar nga produksioni i njohur kosovar, EnterMedia.

Fansat e dikurshëm kanë shprehur entuziazëm për rikthimin e Floartës në skenën muzikore duke treguar mbështetje të menjëhershëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img