1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hapja e kasafortës në Presidencë, deputetët nuk japin detaje-thonë se e respektojnë punën e AKI-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka mbajtur mbledhje sot ku në raportim ishte shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi lidhur me raportimet për hapjen e kasafortës në zyrën e Presidentit.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, deputetët të cilët janë pjesë e këtij komisioni nuk dhanë detaje se për çfarë konkretisht u fol gjatë mbledhjes.

Ata vetëm kanë thënë se respektojnë punën e AKI-së dhe Presidencës dhe se janë për ligjshmërinë e këtyre institucioneve.

Fatmir Xhelili nga PDK-ja, kryetar i Komisionit, tha se kanë diskutuar për temat nga takimi i kaluar, por edhe për atë aktualen, duke ju referuar hapjes së kasafortës.

“Ka qenë vazhdim i takimi të kaluar ku është raportuar për sigurinë në vend dhe rreziqet që i kanosen Kosovës, diskutuam për çështjen aktuale e cila u aktualizua së fundmi”, tha Xhelili.

Ndërsa, Arbër Rexhaj nga LVV, anëtarë i Komisionit, tha se janë për ligjshmërinë të AKI-së dhe Presidencës.

“S’jemi për prishjen e imazhit ndërkombëtarë të Kosovës, por as të AKI-së dhe Presidencës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img