1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje, Hoti e Bajrami takohen sot me përfaqësues të BQK-së dhe TRUST-it

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është shpallë edhe në Gazetën zyrtare, me qëllim të zbatimit të tij, kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja Hykmete Bajrami do të takohen sot me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Fondit Pensional të Kosovës.

Në këtë takim do të diskutohet mbi përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ndërsa do të mbahet në ora 11:30.

Ligji për rimëkëmbje parasheh edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Përmes një njoftimi, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës kishte sqaruar mënyrën e aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit.

“Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Sipas Trustit, janë katër muaj në dispozicion për aplikim.

“Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, ky ligj ka arritur të miratohet të premten në Kuvendin e Kosovës me 72 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ky ligj do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Ligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img