2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova u shtua në 2015-në me mbi 23 mijë fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur se në vitin 2015-në në të gjitha spitalet publike të Kosovës janë kryer 22 804 lindje. 6 218 lindje janë kryer me operim, ndërsa 16 586 lindje janë kryer në mënyrë normale.
Ndërkaq, gjithsejtë numri i fëmijëve të lindur është 23 025.
ASK po ashtu njoftoi se gjatë vitit 2015, nga të gjitha shërbimet mjekësore në ShSKUK, 39 522 janë operime, kurse gjatësia mesatare e shërimit në ShSKUK është 5.4 ditë për pacientë të shtrirë.
Në QKUK është 6.6 ditë shërimi mesatar për pacient, ndërsa në spitalet e përgjithshme është 4.45 ditë shërimi për pacient. Shfrytëzimi i kapaciteteve është 60.03%. QKUK-ja ka shfrytëzueshmërinë e kapaciteteve me 65.74%, ndërsa spitalet e përgjithshme kanë shfrytëzueshmërinë me 53.35%.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img