3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Linda Hakaj befason me ndryshimin drastik, arrin të humbasë 60 kilogramë nga trupi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Hakaj, është shquar gjithmonë për vokalin e saj dhe vlerat si artiste.

Ajo është aktive në muzikë me projekte muzikore dhe interpretime live, teksa është dukur gjithmonë elegante në paraqitjet para publikut.

Linda ashtu si shumë njerëz ka pasur probleme të mëdha me mbipeshën, dhe prej vitesh ajo është shfaqur në ekran me kilogramët e tepërt.

Megjithatë vullneti i saj për të ndryshuar duket të ketë qenë i pabesueshëm, ngase këngëtarja ka arritur të bëjë një transformim drastik në trupin e saj.

Linda i ka humbur plot 60 kilogramë, duke marrë kështu një pamje më vitale dhe krejt ndryshe nga ajo që e shihnim dikur.

Dukja e Linda Hakajt pas dobësimit (Foto: Linda Hakaj/Instagram)

Në një nga paraqitjet e fundit televizive në First Channel, Hakaj ka treguar humbjen e peshës e arriti falë një intervenimi të kryer në Turqi.

Ajo bëri të ditur se këtë humbje në peshë e dëshironte për shkak se filluan t’i shfaqen probleme serioze në shëndet dhe jo për shkak të komplekseve.


Dukja e Linda Hakajt pas dobësimit
 (Foto: Linda Hakaj/Instagram)

Linda Hakaj gjithashtu tregoi se shumë njerëz e pyesnin se pse po tregonte hapur që humbjen e kilogramëve e arriti falë intervenimit, ndërkohë që ajo vet u shpreh se pa asnjë ndrojtje e tregon një gjë të tillë, madje i motivon njerëzit që duan të humbin peshë, që ta ndërmarrin një hap të tillë në të mirë të shëndetit të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img