2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Diskutohet bashkëpunimi mes SHSKUK dhe QKU te Rijekës

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Curr Gjocaj, ka pritur dje në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rijekës së Kroacisë.
Në këtë takim, është diskutuar mundësia e fillimit të bashkëpunimit të dyanshëm, sidomos në përgatitjen dhe trajnimit profesionalë  të stafit.
Në këtë takim, drejtori Gjocaj, njoftoi Dr. Davor Štimac, drejtor i QKU në Rijekë,  në lidhje me punën, sfidat, sukseset, por edhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet QKUK dhe tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, duke kërkuar nga ai që të ndihmohet sidomos në fushën e trajnimeve profesionale.
Drejtori Štimac, u shpreh i interesuar për nisjen e një bashkëpunimi konkret duke premtuar se eksperiencën e tyre do të ndajnë me kolegët e Kosovës.
Ai i dorëzoi drejtorit Gjocaj një botim informuar në lidhje me QKUK -Rijekës dhe shërbimet që ofrohen në të.
Të dy palët u pajtuan që pas identifikimit të nevojave të filloj bashkëpunimi konkret ndërmjet QKUK Kosovë dhe QKU të Rijekës së Kroacisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img