1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

1,087 persona të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën  se që nga paraqitja e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 42,377 dhe gjithsej 1, 087 raste të vdekjes.

Instituti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive.

Sipas institutit, të shtunën  janë raportuar edhe 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 42,377 raste nga 151,363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,087 raste të vdekjes.

Në raportin e së shtunës thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,469”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img