21.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Familja e 20-vjeçares nga Vitia që u aksidentua rëndë ka një apel për qytetarët

Mëngjesin e ditës së enjte në aksidentin e ndodhur mes dy veturave në rrugën Viti-Kllokot, ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë janë lënduar. Në mesin e të lënduarve rëndë është edhe 20-vjeçarja nga Vitia, Florjeta Ajeti.

Vajza nga komuna e Vitisë po qëndron e shtrirë në QKUK, ndërsa për shërimin e saj familja ka nevojë për ndihmën e personave të vullnetit të mirë.

Njoftimin për t’i ndihmuar asaj e ka shpërndarë në Facebook, Vjollca Kadolli, drejtoreshë në QKMF-në e Vitisë.

Apel për ndihmë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe posaqërisht qytetarë të Tërpezës

Florjeta Ajeti është vajza 20 vjeçare nga fshati Tërpezë, e cila ka qenë e përfshirë në aksidentin që ndodhi të enjten në mëngjes (03.12.2020) në rrugën Viti-Kllokot , ku fatkeqësisht në këtë aksident të rënd një qytetar vitias ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.

Florjeta i është nënshtruar operacionit dhe për momentin është duke u trajtuar në QKUK.

Ajo rrjedh nga një familje me kushte të vështira sociale dhe i duhet ndihma e të gjithëve.

Qytetarët vitias njihen për solidaritet e humanizëm, prandaj ndihma nuk do t’i mungoj as Florjetës.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë familjes, këtë mund ta bëjnë në llogarinë bankare:

Kasim Ajeti(babai i Florjetës)

NLB BANKA

Llog . 1702003021547739,

si  dhe

adresa e dërgimit të ndihmave është te Market “Argjendi”-Tërpezë.

Numri i tel. 044667570

Ndërkohë, policia ka njoftuar se të lënduarit e tjerë në aksident janë trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

“Rruga Viti-Kllokot  03.12.2020 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, njëri nga vozitësit mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa vozitësi tjetër mashkull kosovar me tre pasagjerët një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare, ku dy prej të lënduarve ndalen në Spitalin e Gjilanit, ndërsa njëra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24 orësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img