1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Termokos fal borxhet për subjektet afariste që nuk u lejuan të punojnë gjatë pandemisë

Me qëllim për t’iu dalë në ndihmë bizneseve të kryeqytetit, ndërmarrja Termokos ka vendosur të falen borxhet e shërbimit të ngrohjes për periudhën mars – prill 2020 për të gjitha subjektet afariste që me vendim qeveritar nuk kanë pasur leje të punojnë.

Për shkak të masave qeveritare për luftimin e pandemisë, një numër i madh i bizneseve e veprimtarive ekonomike nuk janë lejuar të punojnë e për rrjedhojë nuk e kanë shfrytëzuar ngrohjen qendrore për muajt mars dhe prill.

Komisioni komunal i aksionarëve të ndërmarrjes ka marrë vendimi, që t’u falen borxhet e shërbimit të ngrohjes secilit biznes, që sipas vendimit te Qeverisë së Kosovës, nuk e ka pasur të lejuar të punojë. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ato subjekte afariste, të cilat, sipas vendimit qeveritar, e kanë pasur të lejuar operimin.

Bizneset që kanë kryer pagesën për periudhën mars-prill 2020, do të kompensohen me vlerën e njëjtë të këtyre faturave për muajt në vijim, ose shuma e tillë do t’u zbritet nga borxhi total i klientit. Falja e borxheve do të bëhet në mënyrë automatike nga administrata e ndërmarrjes, prandaj konsumatorët nuk do të kenë nevojë për aplikim. /kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img