11.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Theu drastikisht masat anti-COVID, IPK-ja merr masa ndaj rreshterit të Policisë

Dy ditë pas raportimit të Gazetës Insajderi, Inspektorati Policor (IPK) ka hapur rast në Drejtorinë e Hetimeve të Policisë së Kosovës ndaj rreshterit nga Shtimja, Nexhmedin Ahmeti.

Gjashtë ditë më parë, sipas pamjeve të siguruara nga Insajderi, Ahmeti kishte thyer masat anti-COVID të vendosura nga qeveria. Kishte marrë pjesë në një aheng të mbajtur pas orës 19:00.

Pjesëmarrja e tij në ndejën që ishte mbajtur në një lokal të Komunës së Ferizajt dhe raportimi i Insajderit, ka nxitur reagimin e IPK-së.

Të mërkurën, Inspektorati Policor ka hapur rast ndaj rreshterit Ahmeti në Drejtorinë e Hetimeve dhe Verifikim të së kaluarës, pranë Policisë së Kosovës.

“Dyshimet janë se ky mosrespektim i vendimeve të institucioneve kompetente përbën kundërvajtje dhe shkelje disiplinore. Andaj, ky rast do të përcillet për hetim disiplinor në Drejtorinë për Hetime dhe Verifikim të së Kaluarës – në Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Nga Inspektorati, gjithashtu kanë potencuar se në lidhje me këtë rast nga hetuesit e IPK-së është konsultuar edhe Prokuroria Themelore Ferizaj dhe është vlerësuar se rasti në fjalë nuk ka elemente të veprës penale.

Lexuesit e Gazetës Insajderi, kanë dërguar disa pamje ku rreshteri, Nexhmedin Ahmeti shihet qartazi duke i thyer rregullat e vendosura nga Qeveria.

Mes tingujve të muzikës tallava, pas orës 19:00 atëherë edhe kur duhet të fillojë ora policore, rreshteri Ahmeti gjendet nën shoqërinë e një miku të tij teksa shijon muzikën, pijen e atmosferën e krijuar brenda atij lokali.

E në vend se rreshteri ta dënonte pronarin e lokalit për shkeljen që po bënte, ai u bë edhe vet pjesë e kësaj vepre.

Pamjet janë bërë publike nga vet miku i tij përmes një videon të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ku i njëjtë pas orës 19:13 ka hyrë live duke treguar për atmosferën që po mbretëronte brenda.

Madje ai edhe ironizon me orën policore duke treguar se për të nuk vlen ajo.

Duke pozuar para kamerës, me pije energjike e me alkool në duar rreshteri dhe miku i tij cakërrojnë gotat duke shijuar çdo moment të asaj nate.

Ndonëse po thyejnë të gjitha rregullat, duke filluar nga ora policore, mos mbajtja e distancë e mos vendosja e maskës e ku shihen fare pranë njëri-tjetrit, ata kujdesen për një gjë. Kujdesen që duart e tyre të jenë të dezinfektuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img