-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pak kalori dhe shumë proteina: Mëngjesi ideal që propozon…

Për dietën e saj të përditshme, aktorja dhe këngëtarja Lea Michele e di mjaft mirë rëndësinë e ushqimeve të freskëta, të thjeshta dhe shumë energjike.
Kur është fjala për mëngjesin, ajo këmbëngul pikërisht te gjërat e freskëta, me proteina dhe pak kalori.
Përbërësit klasikë të dietës mesdhetare janë ata tek të cilët beson Lea për nisjen e një dite të shëndetshme.

Speca, qepë dhe spinaq mund të jenë përbërësit kryesorë të një omëlete të shijshme mëngjesi.
E bardha e vezës, së bashku me djathin e bardhë, të sigurojnë më shumë se 20 gram proteina – sasi e mjaftueshme për të nisur ditën dhe për t’u ndier e ngopur deri në drekë.
Kjo omëletë ka shumë pak kalori, është e shpejtë, por edhe e mjaftueshme për orët e para të ditës. Jo vetëm që mund të të ndihmojë çdo ditë në mëngjes, por mund të jetë një zgjidhje e mirë edhe për një fundjavë me miqtë.
Përgatitja: Spinaqin, qepët dhe specat, pasi i ke ndarë në copa, hidhi në tigan me pak vaj ulliri.
Pasi i ke kavardisur për pak sekonda, hidh vezën dhe lëri të skuqen për pak minuta.
Sipër omletës hidh edhe pak djathë të bardhë sipas dëshirës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img