Argjentina Ramosaj vazhdon të jetë ndër artistet më unike në estradën shqiptare.
Bukuroshja brune është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë të pathëna nga jeta profesionale e personale.
Në një postim të fundit, ajo ka bërë të ditur se ka sjell projektin më të ri muzikor.
“Who am I” mban titullin prodhimtaria muzikore, që kësaj radhe ka ardhur në gjuhën angleze.
Kjo këngë do të jetë poashtu pjesë e filmit “River” me regji nga Emily Skye.
Vlen të përmendet se kësaj radhe Argjentina ka vënë në pah vokalin dhe intepretimin e shkëlqyeshëm që ajo di të bëjë.