Votojnë tre kandidatët pretendentë për të parin e Podujevës: Cili nga ta do ta fitojë këtë komunë?

85
Advertisement

Në qytetin e Podujevës është duke u zhvilluar votimi për të parin e kësaj komune, ndërsa kanë votuar të tre kandidatët pretendent për këtë post nga PDK, VV dhe LDK.

Advertisement

I pari që ka votuar në Komunën e Podujevës, ka qenë kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari.

Pasi hodhi votën në shkollën, “Naim Frashëri”, pretendenti për të parin e Podujevës, kërkoi edhe respektim të masave anti-Covid gjatë procesit zgjedhor.

Rudari ka kërkuar nga qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen në këtë komunë.

“Është një ditë e jashtëzakonshme sepse këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme në pandemi, andaj shfrytëzojë rastin të lusë qytetarët që të kryejnë obligimin e tyre qytetarë, të dalin të votojnë. Por edhe të kujdesen për veti dhe të tjerët të kalojmë bashkë edhe këtë ditw të zgjedhjeve mirë, por edhe këtë pandemi sa më shpejtë që është e mundur”, tha ai.

Ndërsa, menjëherë pas atij të LDK’së, ka qenë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, pretendent për të parin e Podujevës që e ka hedhur votën në kutin e votimit.

Fetahu pasi që ka votuar në shkollën fillore “Esat Mekuli” në fshatin Dobratin, tha se zgjedhjet lokale janë më të rëndësishme sesa ato nacionale për qytetarët.

Ai tha se deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe se nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi.

“Me sa di deri tani procesi është duke rrjedhur mirë, me ndonjë lëshim të vogël po nuk është diçka që mund të ndikojë në procesin zgjedhor dhe besoj që gjithçka është duke shkuar në rregull dhe uroj të vazhdohet edhe më tutje me një qetësi dhe kulturë deri në përfundimin dhe prezantimin e rezultateve më vonë”, tha Fetahu, përcjellë Gazeta Metro.

E i fundit nga kandidatët për të marrë postin e të parit të Podujevës që ka shkuar për ta hedhur votën ka qenë, Shpejtim Bulliqi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij qytetare për votim, në shkollën “Ilir Konushevci”, fshati Llugë, Bulliqi kërkoi edhe dalje masovike të qytetarëve në zgjedhjet e sotme.

“E dhashë votën për të ardhmen e komunës sonë, për të ardhmen e qytetarëve tanë. Prej nga i ftojë gjithë qytetarët e komunës sonë që të dalin mënyrë masovike në këto zgjedhje të shfrytëzojnë të drejtën e tyre legjitime dhe sigurisht të votojnë për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve tyre”, u shpreh Bulliqi.

Ndërsa u raportua se Bulliqi kishte harruar letërnjoftimin në veturë, i cili pasi që kishte shkuar në qendrën e votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, me vete nuk e ka pasur dokumentin e identifikimit, e që ishte kthyer për ta marrë më pas edhe kishte votuar.

Duhet theksuar se në Komunën e Podujevës pretendohet të jetë një garë e ngushtë në mes të kandidatit të LDK’së, Nexhmi Rudarit dhe atij të VV’së. Shpejtim Bulliqi.

Deri me tani Podujeve ka qenë bastion i LDK’së, ku ka qeverisur bindshëm kandidati i LDK’së, Agim Veliu, i cili kishte dhënë dorëheqja pasi kishte marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Gjithashtu duhet theksohet se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë po mbahen për shkak se kryetari i mëparshëm Agim Veliu dha dorëheqje sepse mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

PostAdssFotoja e reklamës