0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj priti në takim ambasadorin italian, diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe pandeminë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando, me të cilin kanë biseduar  për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë Gjykatën Speciale, pandeminë dhe krizën institucionale e politike.

Hoxhaj ka thënë se Italia që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe të luftës së saj të drejt.

“Lufta e drejtë e UÇK-së krijoi rrethana të reja, në të cilat Kosova aspiroi dhe vazhdon të aspirojë vlerat evropiane për ndërtimin e një shoqërie demokratike e të sigurt për të gjithë qytetarët. Bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojë edhe më tej, për ta jetësuar, tani, anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Tutje ai ka shkruar “Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img