-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: MPJD t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është përfshirë në debatin e fundit rreth emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Haradinaj ka kërkuar nga MPJD që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake.

“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Flakron Shala sot ka bërë një reagim pas debateve që janë bërë pas emërimit të tij si konsull.

Shala ka thënë se në pozitën si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të Presidentit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img