-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ngritet aktakuza e tretë lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, flet avokati Damati: Prokuroria pretendon se i ka gjetur emrat e autorëve të krimit

Prokuroria Speciale në Prishtinë ka ngritur aktakuzën e tretë në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në të cilën pretendon se i ka gjetur autorët e veprës penale duke e revokuar ndihmën si formë të bashkëpunimit kriminal dhe duke e zëvendësuar atë me bashkëkryesit e mundshëm.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin avokati mbrojtës i sekretares së Partisë Politike SDP, Silvana Arsoviq, Musa Damati.

Damati tha se  është e paprecedent që për një rast të rëndë penal të ngritën tri aktakuza nga Prokuroria Speciale, të cilën ai e quan eksperimentale dhe jo profesionale.

“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën e tretë në rastin e gjykimit të nivelit më të lartë politik të vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, dhe Prokuroria Speciale në aktakuzën e saj të re pretendon se i ka gjetur autorët e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke e revokuar kështu ndihmën si formë te bashkëpunimit kriminal në këtë rast penal, dhe duke e zëvendësuar ate me bashkëkryesit e mundshëm. Është e paprecedent që për një rast të rëndë penal të ngritën tri aktakuza nga Prokuroria Speciale. Kjo formë eksperimentale e ngritjes së aktakuzave konsideroj se është jo profesionale dhe jashtë kritereve të përcaktuara me legjislacioni penal në fuqi”, ka thënë Damati për Telegrafin.

Damati tregoi se seanca fillestare për këtë rast penal do të mbahet më 04 dhjetor të këtij viti, në departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Seanca fillestare për këtë rast penal është caktuar që të mbahet me datën 04 Dhjetorë 2020 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjera avokati Damati.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën e parë më 2 dhjetor 2019 dhe vetëm një seancë përgatitore u mbajt më 11 shkurt të këtij viti.

Seanca ishte caktuar paraprakisht për 30 dhjetor, por u anulua, sepse prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha paraqiti një aktakuzë të re, të ndryshuar.

Në procesin, të cilin e udhëheq Prokuroria Speciale e Kosovës, të akuzuar janë: Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Dragisha Markoviq dhe Rade Basara, ndërsa, si udhëheqës të grupit kriminal, akuzohen Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Ndryshe, politikani serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut.

Nga përfundimi i luftës në Kosovë, ai ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm, ndërkohë që për disa vite rresht është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për “rolin e tij” në vrasjen e shqiptarëve nga lufta e fundit në Kosovë, e viteve 1998-1999.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img