-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Javën e ardhshme takohemi me partitë për çështjen e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se javën e ardhshme do të organizojnë tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të shmangen dhe të gjendet një zgjidhje për presidentin.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma me partitë. Mendojmë që në javën tjetër të ulemi të organizojmë një tryezë të përbashkët me partitë politike dhe të bëjmë përpjekje që ta gjejmë një zgjidhje që sipas opinionit tonë është më mirë të gjendjet tani sesa të shkojmë në zgjedhje” ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK-së nuk ka përmendur emra konkret se kush duhet të jetë i pari i vendit, duke thënë se për këtë nuk është diskutuar as në parti.

Këto komente Mustafa i bëri pas një takimi që pati në Kuvend me deputetët nga komunitetet jo shumicë, të cilët pas shuarjes së Grupit Parlamentar 6+ kanë mbetur pa grup.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img