-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bashkë me Biden vizitoi Prishtinën, njeriu që pritet të udhëheqë diplomacinë amerikane kishte uruar Majlinda Kelmendin dhe Kosovën në vitin 2016

Antony Blinken, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, pritet të jetë Sekretar i Shtetit, në momentin që Joe Biden të marrë detyrën e Presidentit të SHBA-së.

Por kush është Antony Blinken?

Bëhet fjalë për ish-zëvendës sekretarin e shtetit dhe zëvendës këshilltarin e sigurimit kombëtar gjatë administratës së presidentit Barack Obama dhe një këshilltar i politikës së jashtme të Demokratëve.

Kur flasim për politikën e jashtme të SHBA-së, sigurisht mendojmë për ndikimin e saj në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë, në veçanti.

Foto: David Lienemann / Shtëpia e Bardhë. Zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden flet me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Tony Blinken, ndërsa helikopteri i tyre zbret në Aeroportin e Prishtinës në Kosovë, 22 maj 2009.

Dhe në këtë drejtim, siç duket Blinken nuk ka qenë “i painteresuar” për rajonin në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, përcjell Telegrafi.

Mjafton t’i hedhim një shikim të shpejtë karrierës së tij në Washington, gjatë dy administratave të mëparshme dhe detyrave tjera të rëndësishme të tij, brenda dhe jashtë qeverisë: Sipas Illyriapost, të gjitha detyrat e tij të larta kanë qenë të lidhura ngushtë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pasur në fokus të veçantë politikën amerikane karshi Evropës dhe NATO-s gjatë dekadave të fundit.

Por interesimi i njeriut që ka vizituar edhe Kosovën nuk ka ndaluar vetëm me çështjet politike.

Këtë e dëshmon edhe një ripostim i tij në Twitter, i bërë më 8 gusht të vitit 2016, ku ai ka komentuar mbi një postim në Twitter të ambasadorit amerikan në Prishtinë.

Në postimin e tij, ambasadori amerikan në Kosovë, kishte shkruar: “Punë e mrekullueshme Majlinda! Një moment i tillë historik për Kosovën dhe për këtë atlete të pabesueshme. Festojmë së bashku me të gjithë vendin sonte!”.

Ndërsa Blinken, në shpërndarjen e postimit të ambasadorit amerikan, kishte komentuar: “Në Lojërat e tyre të para Olimpike, urime për Kosovën për fitoren e Medaljes së Artë në Xhudo në Rio2016”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img