6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi sesi u vranë në gjumë anëtarët e familjes Morina në mars të vitit 1999

Pas disa muajve, la Gjermaninë e u kthye në Kosovë.

Por, kur u kthye në shtëpinë e tij në Milloshevë, Zymer Morina, asgjë nuk e gjeti siç e la.

Ishte 3 marsi i vitit 99 kur anëtaret e familjes Morina, po bëheshin gati për gjumë, si çdo natë tjetër.

Për sigurinë e tyre, po kujdesej Lavdim Morina, i cili bënte rojë në oborrin e shtëpisë. Por, atë natë të kobshme, 24 vjeçari nuk e dinte që shtëpia e tyre ishte rrethuar nga forcat serbe.

Pasi pa se diçka po lëvizte, Lavdimi shkoi tek kjo pjesë e oborrit. E papritmas drejt tij, forcat serbe, shtien disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Por, forcat serbe nuk u ndalen pasi vranë babë e bir, ata vazhduan edhe në drejtim të shtëpisë, dhe sipas Morinës, për pesë minuta, i zbrazen karikatorët e tyre, brenda odes ku po flinin Shkëlzeni 11 vjeçar dhe Fidaimi, 14 vjeçar.

E sa me gjakftohtësi u ekzekutuan katër anëtarët e familjes Morina, dy prej tyre të mitur, e dëshmojnë edhe ekzaminimet që iu bënë trupave të tyre pas zhvarrosjes.

Morina thotë se ky rast, nga EULEX-i ka kaluar në duart e Prokurorisë Speciale.

Por, këta të fundit nuk i kanë kthyer një përgjigje televizionit, në lidhje me atë se deri ku kanë shkuar hetimet.

Por, emrat e serbëve që morën pjesë në këto vrasje mizore i kanë në zyrën për të zhdukurit.

Ahmet Grajqevci që është kryetar i Këshillit koordinues për persona të pagjetur, tregon për këtë dokument që e gjeten pasluftë në shtëpinë e shëndetit në Milloshevë.

Këtu me emër e mbiemër, janë të gjithë serbët, që morën pjesë në këto vrasje. Përveç këtyre, ka 20 vjet, që Grajqevci mbledh edhe dëshmi të tilla për krimet serbe.

E pamjet nga këto ngjarje janë rrëqethëse pasi shumë nga viktimat janë fëmijë.

Ndërsa juristja, Arbëresha Morina, thotë që vetëm ajo qe e posedojnë këtu, është e mjaftueshme për ta paditur shtetin serb për gjenocid.

E derisa kjo të ndodhë, shqiptarët duhet të përpiqen t’i mbulojnë gjurmët e plumbave, ashtu siç beri Zymer Morina pasi nuk donte që ata që mbijetuan të kujtojnë tmerrin e asaj nate./t7/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img