0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Në KQZ nuk do të dekretojë emra të angazhuar në Qeverinë e Serbisë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas komunikatës zyrtare se ia ka ndërprerë mandatin në KQZ përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalos, e ka sqaruar më tej në Facebook shkarkimin e tij.

Ajo ka thënë se nuk do dekretojë emra që angazhohen në Qeverinë e Serbisë duke kompromentuar sovranitetin e Kosovës.

“Prandaj, pas shkresës që më është dërguar nga KQZ-ja, ia kam ndërprerë mandatin si dhe kam kërkuar nga Lista Serbe që të propozojnë emrin e ri për përfaqësues të tyre në KQZ. Natyrisht që nuk do të dekretojë emra të cilët duke u angazhuar në pozita në Qeveri të Serbisë, komprometojnë sovranitetin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve tona të pavarura”, ka shkruar ajo.

Më tej Osmani, tha se Rikalo ka shkelur integritetin e KQZ-së në Kosovë dhe “ka vënë në rrezik kushtetutshmërinë e funksionimit të këtij institucioni”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img