7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Ndërkombëtarët heshtën për varrezat masive në Serbi

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj  tha se aktakuzat për katër ish-krerët e lartë të UÇK-së nuk janë sfida individuale por janë komplet të UÇK-së.

Ai u shpreh se Gjykata nuk thurë lavde për kontributin e luftës, por janë aktakuza prej palës ndjekëse.

“Gjykatësit janë me kredibilitet nuk duhet gjykuar. Unë besoj që ata do të kthehen më të fortë se që kanë shku. Besoj se do të jetë një epilog i mirë”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se ai nuk do të kishte hequr asgjë nga ajo që kanë bërë në luftë.

“Mirëpo tani nuk është koha për t’i gjykuar gjykatësit dhe duhet pas kujdes dhe të mos ketë ndërhyrje politike”, vazhdoi tutje Haradinaji në RTV21.

Ai tutje foli edhe për avokatët e ish-krerëve të UÇK-së.

“Mbrojtjes i vyen kohë,  nuk është proces i lehtë dhe do t’i merrë goxha kohë, por e mirë se ardhur do të jetë mbrojtja  në liri. S’ka ndonjë argument qe ua pamundëson atyre këtë gjë.

Mbrojtja e ish-krerëve të UCK-së janë të nivelit lartë dhe kanë një përvojë ë jashtëzakonshme dhe një ekspertizë”, tha shefi i GP-së së AAK-së.

Haradinaj foli edhe për varrezat masive që u gjetën në Serbi.

“Nuk ka reagim ndaj ndërkombëtarëve për varrezat masive në Serbi. Kjo po e shfaq  një përkëdhelje të BE-së ndaj Serbisë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img