Kryetari Bahtiri konfirmon nisjen e orës policore: Do ta zbatojmë

340
Advertisement

Pas raportimit se për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me Covid19 në Mitrovicë do vendoset ora policore, Kryetari Agim Bahtiri është deklaruar në lidhje me këtë çështje.

Advertisement

Ai e ka konfirmuar vendosjen e orës policore në Mitrovicë dhe ka thënë se duke marrë parasysh korrektësinë që ka treguar Ministria e Shëndetësisë dhe faktin se në zonë të kuqe janë përfshirë edhe komunat e veriut, Mitrovica do e zbatojë plotësisht këtë vendim.

Ai është treguar optimist që Mitrovica fundjavën e ardhshme mund të kthehet sërish në zonën e verdhë por që të arrihet kjo, Bahtiri ka kërkuar nga qytetarët që ta respektojnë vendimin e nivelit qendror dhe të zbatojnë masat parandaluese antiCovid.

Ndryshe, në këtë vendim të nivelit qendror janë përfshirë gjithsej 18 komuna.

Ky është reagimi i Kryetarit Bahtiri:

Po, ju konfirmoj se Mitrovica nga ky vikend kategorizohet në ‘Zonën e kuqe’, për shkak të numrit të lartë të personave që kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Duke e pasur parasysh korrektësinë e treguar nga Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar dhe faktin se nga ky vikend në ‘Zonë të kuqe’ kanë hyrë edhe komunat e veriut, ne do ta zbatojmë plotësisht këtë vendim.

Me këtë rast kërkoj nga gjithë qytetarët që ta zbatojnë këtë vendim të nivelit qendror, i cili përfshin gjithsej 18 komuna përfshirë edhe Mitrovicën.

Apeloj që secili person t’i merr të gjithë masat mbrojtëse anti-COVID sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe kështu të shpresojmë se në shtatë ditët e ardhshme numrin i të infektuarve të zvogëlohet, në mënyrë që vikendin e ardhshëm të largohemi nga ‘Zona e kuqe’.

PostAdssFotoja e reklamës