Komisioni për Transfere pritet të shqyrtoj Buxhetin për vitin 2021

63
Advertisement

Komisioni për Buxhet dhe Transfere sot pritet të shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Advertisement

Po ashtu, ky Komision do të shqyrtoj raportin me rekomandimet për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më i ulët në krahasim me këtë të vitit aktual për shkak të pandemisë COVID-19.

Nëse buxheti nuk miratohet deri më 31 dhjetor, atëherë në bazë të procedurave ligjore, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Ky Ligj në asnjë rast, nuk mund të vazhdojë të zbatohet për më gjatë se tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës