Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka shpallur konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë.
ShsKUK thekson se konkursi është shpallur me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Procedimi i konkursit është bërë nga dr. Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se për herë të parë ShSKUK në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë.
Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 ( e mërkurë) deri me 2 dhjetor 2020.
Linku i konkursit KËTU.