-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KQZ miratoi masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari, Eshref Vishi.

Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, KQZ mori vendim për miratimin e udhëzimit administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve. Ky vendim i KQZ-së miratohet pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Qëllimi i këtij udhëzimi është: përcaktimi i masave mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në hapësirat ku mbahen zgjedhjet; përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime; dhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë dorëzimit dhe pranimit të materialit zgjedhor.

Ky udhëzim është i publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2020/11/1154-2020-Vendim-per-miratimin-e-udhezimit-adm-nr-03-2020_17-11-2020_1.pdf

Në mbledhjen e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar udhëzimin për votimin e personave të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetizolimit. https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2020/11/1092-2020-Vendim-per-udhezim_al.pdf.

Në lidhje me këtë çështje, gjatë mbledhjes së sotme, KQZ miratoi edhe afatin për identifikimin dhe konfirmimin për votuesit nga kjo kategori. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat është nga data 15 nëntor deri më 26 nëntor 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img