Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar udhëzimin për masat mbrojtëse për votuesit dhe pë stafin zgjedhor për zgjedhjet e 29 nëntorit në Mitrovicën e Veriut dhe në Podujevë, raporton Gazeta Express.
Qëllimi i këtij udhëzimi është: përcaktimi i masave mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në hapësirat ku mbahen zgjedhjet; përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime; dhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë dorëzimit dhe pranimit të materialit zgjedhor./Gazeta Express