Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, thotë se Gjykata Speciale, i ka konfirmuar aktakuzat ndaj Azem Sylës dhe Adem Grabovcit.
Advertisement
Sipas Zekës, për ngritjen e aktakuzës ndaj Azem Sylës, i ka treguar vetë ish-deputeti i PDK-së, ndërsa për Adem Grabovcin, ia ka konfirmuar një person tjetër.
“Azem Sylës i kanë thënë nga Gjykata Speciale, që këtë javë mos ta lëshojnë Kosovën. Ndërsa, për Adem Grabovcin e kam marrë informatën nga dikush tjetër”, ka thënë Zeka në Kanal 10.