Një i mitur dyshohet se ka dhunuar një vajzë të vogël.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima të dërgohet në IML për ekzaminim dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt dhe vazhdon të hetohet.
“ Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull kosovar dyshohet se ka dhunuar viktimën fëmijë femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima të dërgohet në IML për ekzaminim dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.