Deputetja e LDK-së e pranon se janë duke u zhvilluar bisedime për zgjidhjen e Presidentit të ri

64
Advertisement

Zgjedhja e presidentit të ri nuk është diskutuar zyrtarisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Advertisement

Kështu deklaroi për Gazeta Blic, deputetja e kësaj partie Besa Gaxherri.

Megjithatë ajo beson se bisedime ka pasur dhe do të ketë, kjo pasi që të dy temat janë të ndërlidhura me njëra tjetrën.

“Zyrtarisht në organet e partisë nuk është shtruar çështja e zgjedhjes së presidentit të ri. Por jam e sigurt se ka pas bisedime dhe ka dhe do të ketë, por zyrtarisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, as në Këshill, as në Grupin Parlamentar as në Këshillin e Përgjithshëm ende nuk është shtruar kjo temë, as rikonfigurimi i shumicës parlamentare e as çështja e presidentit. Këto faktikisht janë të ndërlidhura”, deklaroi Gaxherri për Gazeta Blic.

Gaxherri për Gazeta Blic thotë se prej që ka mbetur vendi i presidentit vakant duhet të fillojnë përgatitjet.

Ajo kërkon nga subjektet politike të ulen e të bisedojnë. Të zgjedhet presidenti i ri ose të caktohet data e zgjedhjeve.

Zgjedhjet ajo nuk i sheh si zgjidhje, e kjo sepse sipas saj Kosova edhe pas zgjedhjeve të reja do përballej me temat e njejta me dialogun e Gjykatën Speciale.

“Është mëse e domosdoshme, tashmë nuk mundemi me i ik realitetit. Situata e cila na ka rrjedhë prej vendit vakant të presidentit, ne duhemi me u përgatit. Të gjitha subjektet politike duhet me u ulë me bisedu edhe ne duhet me vendosë, ose duhet ta kemi një president konsensual ose duhet ta caktojmë datën e zgjedhjeve të reja. Mendoj se kësaj here situata është e rënduar në gjithë botën e në veçanti në Kosovë. Bota përveç pandemisë nuk i ka problemet sikur ne me dialogun dhe me Gjykatën kësaj rradhe. Do duhej me tejkalu vetveten secili subjekt politik e liderët sidomos, e me ecë tutje. Zgjedhjet nuk do të ofrojnë zgjidhje, të njejtat probleme do i kemi në tavolinë e të njejtit njerëz do jenë prap. Kjo do ishte vetëm humbje kohe për vendin dhe qytetarët” thotë Gaxherri

PostAdssFotoja e reklamës