Ligji për Rimëkëmbje, propozohet tërheqja nga Trusti deri në 30 për qind

117
Advertisement

Sipas ndryshimeve të Komisionit për Buxhet, përmes Ligjit për Rimëkëmbje, futet edhe mundësia që qytetarët në Kosovë të mund t’i tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Advertisement

Tash e sa muaj, qytetarët e vendit janë në pritje të miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, që do t’iu mundësonte tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.

Fillimisht, sipas projektligjit për Rimëkëmbje, do të mundësohet tërheqja e 10 përqind të kursimeve, por bazuar në raportin me amandamente për këtë projektligj, përmendet edhe mundësia e tërheqjes së 30 përqind të kusimeve për disa qytetarë.

Në amandementimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa, që u është përcjell komisioneve të tjera, shtohet në këtë ligj se qytetarët që kanë më pak kursime pensionale, të kenë mundësi që të tërheqin përqindje më të madhe të kursimeve.

Kështu, personat që kanë kursime pensionale më shumë se 40 mijë euro, mund t’i tërheqin deri në 10 përqind të tyre. Ata që kanë prej 30-39 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 15 përqind të kursimeve, derisa kontributdhënësit që kanë kursime pensionale në shumë nga 20 mijë deri në 29 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 20 përqind të këtyre kursimeve.

Gjthmonë bazuar në këtë raport, personat që kanë kursime pensionale në shumë prej 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro iu mundësohet tërheqja e 25 përqind të kursimeve, derisa ata me kursime më pak se 10 mijë euro, kanë të drejtë të tërhqin deri në 30 përqind të këtyre parave.

Një propozim i tillë është dhënë nga deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, por që nuk ka marrë përkrahjen e komisionit funksional.

Këto propozime, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ua ka përcjellë tri komisioneve të tjera: Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisionit për Integrime Evropiane dhe Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Ndryshe, deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

PostAdssFotoja e reklamës