Policia e Kosovës ka kryer një aksion të dielën në mes të natës, ku është arrestuar një person i cili po mundohej të shiste një pushkë gjuetie të cilën e kishte vjedhur.
Sipas Policisë, rasti po iniciohet si “vjedhje e rëndë” ndërsa dyshohet të jetë vjedhur edhe një kasafortë në të cilën gjendeshin, edhe tri armë tjera të gjata (dy pushke gjuetie dhe një kallashnikovë) dhe municion, shkruan Gazeta inFokus.
Njoftimi i Policisë:
Pas informatave të pranuara përmes rrugëve operative nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari i cili është hasur duke tentuar ta shes një pushkë gjuetie.
Arma dyshohet se ishte vjedhur në një shtëpi pronari i të cilës gjendet jashtë vendit.
Po ashtu pas hetimeve në vazhdim janë gjetur prova se dyshohet që aty ishte vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë edhe tri armë tjera të gjata (dy pushke gjuetie dhe një kallashnikovë) dhe municion.
Nga ana e Policisë, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, gjersa arma automatike Ak- 47 është në kerkim..
Pas intervistimit në prezencën e trupit mbrojtës të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet nê PTh si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,Vjedhje e rëndë”.