0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: Klinika Infektive, epiqendra e pacientëve të infektuar me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se tash e nëntë muaj brenda 24 orëve në shtatë ditë të javës Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Zemaj sonte vizitoi Klinikën Infektive në QKUK prej ku thotë se ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësorë, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk janë dorëzuar.

Ministri Zemaj, përmes një postimi në Facebook, u bëri thirrje qytetarëve që ta ruajnë vetën nga virusi pasi kështu e ruajnë familjen dhe shtetin.

Postimi i plotë i Zemajt:

“24 orë në ditë, 7 ditë të javës, tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me Covid 19.

Ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësor, me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha në krye, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk u dorëzuan.

Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’u mungojë asgjë.

Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses.

Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin.

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!”, ka shkruar Zemaj. 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi sot, më 15 nëntor se, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 501 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet janë në bazë të 1361 mostrave të testuara. Nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur edhe 1 3 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë më 13 mars të këtij viti, në Kosovë janë infektuar 29.117 persona, prej të cilëve 17.305 janë shëruar ndërsa 822 kanë vdekur.

Në ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve duke detyruar autoritetet të vendosin masa kufizimi në lëvizje në disa komuna të vendit.

Më herët, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme për tu përballur me pandeminë COVID-19”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img