Fotografitë që shpalosin histori të Shkodrës në shekullin e fundit, janë bërë bashkë për të shpalosur rrëfime në tri dimensione: për qytetin verior të Shqipërisë si familje, biçikletat e histori personale.
Vizitorët do të kenë mundësinë që të shohin “momentet e ngrira” të Shkodrës ndër vite deri në ditën e dytë të nëntorit. Ekspozita do të zhvendoset edhe në Tiranë.
Sipas komunikatës, fotografitë janë përzgjedhur pas një konkursi publik në gusht të këtij viti. Në konkurs kanë marrë pjesë 26 konkurrentë me 66 fotografi bardhezi, të realizuara para vitit 1990.
Në bazë të vlerësimit të jurisë, 12 fotografitë më të mira u përfshinë në albumin me të njëjtin titull, “Shkodra, familja ime, biçikleta ime, historia ime”, i cili u promovua në hapje të ekspozitës. 26 fotografitë e përfshira në album janë ndarë në 3 tema: “Familja ime”, “Biçikleta ime” dhe “Historia ime”, shkruhet në komunikatë.