-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shpresa për të sëmurët me diabet: Shkencëtarët janë në gjurmët e terapisë së re

Shkencëtarët e Universitetit të Iowa janë në gjurmët e terapisë së re me të cilën me ekspozimin e pacientëve ndaj elektricitetit statik dhe fushës magnetike do t’u normalizohet niveli i sheqerit dhe rezistenca insuline

Duke i ekspozuar minjtë laboratorikë ndaj elektricitetit statik dhe fushës magnetike disa orë në ditë, shkencëtarët kanë arritur t’ua kontrollojnë dhe normalizojnë nivelin e sheqerit në gjak, shkruan sciencedaily.

Kjo është një provë që ekspozimi ndaj fushës magnetike gjatë periudhës së shkurtër zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe normalizon përgjigjen e trupit ndaj insulinës.

Calvin Carter, njëri nga autorët e studimit ka thënë që efektet e kësaj terapie janë afatgjata, andaj do të mund të merret natën gjatë gjumit, në mënyrë që niveli i sheqerit të jetë normal gjatë gjithë ditës.

Ky studim do të mund të ketë ndikim serioz në shërimin e personave me diabet, posaçërisht të pacientëve për të cilët tretmanët aktualë nuk janë praktik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img