Zemaj kërkon nga qytetarët që pa përjashtim t’i respektojnë masat e reja anti-COVID

69
Advertisement

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë masat e reja anti-COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi, sonte nga ora 18:00.

Advertisement

Zemaj përmes një postimi në Facebook, tha se masat duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim.

“Masat do zbatuar dhe përmbajtur të gjithë, pa përjashtim. Por, pa ndihmën e përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses. Pengimi i virusit është prioritet. Prandaj masa e kufizimit të lëvizjes është masë parandaluese, si dhe masat tjera për luftimin e virusit. Në këtë luftë kundër virusit Covid 19, jemi bashkë, me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, dhe ju, qytetarë të nderuar. Andaj, fitorja jonë kundër virusit fillon nga ju, ruajtja e shëndetit tuaj, të familjes tuaj. Kështu duke e penguar përhapjen e virusit, ju e ndihmoni sistemin tonë shëndetësor, mjekët dhe infermierët, kështu ju ndihmoni shtetin tonë”, shkruan Zemaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës. Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit, me zona. Në zonën e kuqe janë 9 komuna, në zonën e verdhë janë 19 komuna dhe në zonën e gjelbër janë 10 komuna.

Masat do zbatuar dhe përmbajtur të gjithë, pa përjashtim. Por, pa ndihmën e përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses. Pengimi i virusit është prioritet. Prandaj masa e kufizimit të lëvizjes është masë parandaluese, si dhe masat tjera për luftimin e virusit.

Në këtë luftë kundër virusit Covid 19, jemi bashkë, me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, dhe ju, qytetarë të nderuar. Andaj, fitorja jonë kundër virusit fillon nga ju, ruajtja e shëndetit tuaj, të familjes tuaj. Kështu duke e penguar përhapjen e virusit, ju e ndihmoni sistemin tonë shëndetësor, mjekët dhe infermierët, kështu ju ndihmoni shtetin tonë.

Bashkëpunimi, mirëkuptimi, besimi, durimi, guximi dhe solidariteti, do të jenë tepër të domosdoshme për të gjithë neve, për ta fituar këtë luftë nga një armik si virusi.

Kushti i parë për sukses në këtë betejë, është të mos i japim hapësirë e mundësi virusit. Secili e ka në dorë ta kufizojë mundësinë e veprimit të tij, prandaj qëndro në shtëpi .

Mjekët, infermierët, stafi teknik, Policia e Kosovës, Inspektoratet qendrore, Inspektoratet komunale, Shtabet emergjente, donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Edhe vendi ynë i ka mundësitë e kufizuara për numrin alarmant të të infektuarve.

Mos e shto numrin e të infektuarve nga pakujdesia apo moszbatimi i masave. Përfill masat për pengimin dhe luftimin e virusit.

Ne, bashkë, do ta fitojmë luftën me kontributin e secilit nga Ju. Bëhu pjesë e secilës betejë, duke respektuar masat, ta fitojmë luftën kundër Covid19. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës