Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Instituti të Kosovës për Drejtësi ka thënë sot se prokurorët e Gjykatës Speciale të Kosovës janë të pasinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata.
Miftaraj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se edhe ata e dinë se të njëjtit mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht vetëm serbët e Kosovës dhe në asnjë rrethanë serbët e Serbisë.
Lexoni të plotë postimin:
Prokurorët e Gjykatës Speciale të pa sinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata.
Edhe ata e dinë se të njëjtit mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht vetëm serbët e Kosovës dhe në asnjë rrethanë serbët e Serbisë.
Edhe nëse kjo prokurori ka dëshmi të mjaftueshme se Presidenti serb Vuçiq ka kryer krime lufte në Kosovë e në bazë të hierarkisë i njejti është përgjegjës për krime lufte në Kosovë, e vetmja mundësi që të hetohen Vuçiq dhe ata që kanë udhëhequr luftën e shtetit serb në Kosovë është që parlamenti i Serbisë të i lejoj shtetit të Holandës të gjykoj këto krime përmes Gjykatës Speciale që është themeluar nga Kuvendi I Republikës së Kosovës.
Kosova pa humbur kohë duhet të marr situatën në kontroll dhe të hetoj vetë krimet e luftës në Kosovë, dhe të mos bie viktimë e gënjeshtrave të Prokurorit të Specializuar në Hagë”.