-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas deklaratës së Serwer, kërkohet të bëhet presion për gjykimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka reaguar pas nisjes së seancave dëgjimore të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së. Aty është thënë qe kjo Gjykatë nuk është një etnike dhe ka juridiksion edhe për gjykimin e krimeve Serbe, e po te njëjtin mendim e ndajnë edhe ekspertet çështjeve juridike.

Deklarata e profesorit amerikan, Daniel Serwer, rreth juridiksionit të Gjykatës Speciale, mori mbështetje të Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA.

Serwer tha se Gjykata Speciale ka juridiksion për gjykimin e krimineleve Serb. Por në Kosovë po shihet ndryshe nga njohësit e çështjeve juridike.

Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se serbët nuk do të gjykohen nga në Hagë.

“Në brendi kjo gjykatë është një etnike, ashtu është konceptua, ashtu edhe është sajua…Në aspektin formal Serbia ka plotësuar kërkesat e faktorit ndërkombëtarë. Unë tash nuk mendoj se do të formohet një gjykatë ndërkombëtare që do të gjykonte krimet e kriminelëve serb”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ismet Salihu.

Ndërsa, avokati Arianit Koci, thotë se duhet të bëhet më shume presion për krijimin edhe të një Gjykate, ku do të gjykohen kriminelet Serb, përcjell Telegrafi.

“Ndaj neve po bëhet një padrejtësi e madhe. Në Serbi jo vetëm që nuk po gjykohen kriminelët e luftës, por ata po i marrin edhe funksionet më të larta shtetërore. Ne duhet të bëjmë presion dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se duhet të bëhet edhe një gjykatë speciale që do të gjykonte krimet e serbëve të bëra në Kosovë. Edhe pse disa kriminelë serb janë gjykuar nga Haga, por kanë mbetur të pa trajtuara shumë masakra në Kosovë, dhunimi i mbi 20 grave e shumë krime tjera”, deklaroi Arianit Koci.

Gjykata Speciale po i cilëson udhëheqësit e UÇK-së si një ndërmarrje e përbashkët kriminale që ka kryer me dashje shumë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./RTV

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img