-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria merr masa të reja antiCovid, Hoti prezanton disa prej tyre

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja kufizuese që do të ndërmerren  për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.

Hoti ka thënë se komunat janë ndarë në tri grupe.

“Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin”, tha ai.

Hoti tregoi se cilat rregulla do të vlejnë për komuna.

“Grupi i parë, komunat me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomik të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik. Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, pastaj lejohet opsioni (merr me vete). Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00. Grupi i tretë me shtatë komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë orë policorë”, tha ai.

Kryeministri theksoi se ky këto masa priten të votohen sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ndërsa në fuqi pritet të hyjnë nga dita e premte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img