Policia e Kosovës u ka bërë apel ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
Advertisement
Policia ka kërkuar që nga 15 nëntori gomat e veturave të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit.
“Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
PostAdss