Kërcen nga kati i dytë i Spitalit, vetëvritet një pacient me COVID-19 në Tiranë

60
Advertisement

Ngjarja e rëndë u regjistrua pak minuta më parë në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa informacionet paraprake thonë se pacienti në fjalë ka ndërruar jetë, edhe pse lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Advertisement

Ai kishte një javë që ishte shtruar në Infektiv pas infektimit me COVID-19.

Policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka një komunikim zyrtar me mediat.

Më 2 nëntor, një tjetër pacient me Covid, këtë herë te “Shefqet Ndroqi” u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit.

Ndërsa dy javë më herët, po te “Shefqet Ndroqi”, një 29-vjeçar i dha fund jetës duke ‘u vetëflijuar’.

Ky është rasti i katërt i hedhjes nga lartësia të personave të infektuar në spitalet Covid.

Përveç dy të sëmurëve te “Shefqet Ndroqi”, një tjetër u hodh nga banesa e tij në Tiranë./OraNews/

PostAdssFotoja e reklamës