Advertisement
Telegrafi më herët ka raportuar për problemet që kanë personat me nevoja të veçanta për qasje në ashensor, për shkak se ashensori i vjetër nuk i zë ata që janë me karrocë.
Mentor Morina, Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, deklaroi për Telegrafin se kompania e cila do të bëjë ndërtimin është përzgjedhur por që ende nuk kanë nisur punimet.
“Është përzgjedhë kompania që do ta bëjë ndërtimin, janë në fazën e pritjes së ankesave, gjatë këtij muaji do të fillojë ndërtimi”, tha ai.
Ndryshe, Garip Sylejmani, banues i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, më herët ka treguar për problemet që ballafaqohet për shkak të ashensorit. Për pasojë, ai ka mbetur i mbyllur në shtëpi për më shumë se një vit./Telegrafi/
PostAdss