-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Miku” i shërbimeve sekrete ruse, kërkon hetimin e Francës për përkrahjen e Kosovës

Deputeti kontrovers francez Thierry Mariani, ka thënë në një postim në media sociale se “se duhet të themelohet një komision për hetim për mbështetjen që Franca ia ka dhënë Thaçit dhe Kosovës kundër Serbisë”. 

Mariani është i martuar me rusen Irina Chaikhoullina. Sipas medias gjermane Deutche Welle, Mariani ka qenë bashkëkryetar i OJQ-së “Shoqata e Dialogut Francez-Rus”, e cila është e angazhuar për “forcimin e marrëdhënieve strategjike”, midis të dy kombeve. Në anën ruse, postin e bashkëkryesuesit e mban Vladimir Yakunin, më parë – deri në 2015 – kreu i fuqishëm i hekurudhës ruse. Sipas disa mediave, Yakunin është një ish-oficer i shërbimit të inteligjencës dhe një i besuar i presidentit Vladimir Putin.

Privatisht, Mariani ka kontakte shumë të mira edhe me Rusinë. Gruaja e tij, Irina me të cilën ai është martuar për më shumë se dhjetë vjet, vjen nga Yekaterinburg. Një kërkesë për intervistë në DW mbeti pa përgjigje nga politikani francez. Ajo që bie më së shumti me figurat ruse, është miqësia e tij me Sergei Naryshkin-in, drejtorin të SVR-së (njëri nga shërbimet sekrete ruse).

Thierry Mariani ka qenë ministër i transportit në Qeverinë e Nikola Sarkozisë, por ishte larguar nga aty për shkak të pikëpamjeve ekstreme për imigracionin.

Në vitin 2015, Thierry Mariani kishte kërkuar që Rusisë t’i hiqeshin sanksionet që ia kishte vënë perëndimi, me rastin e okupimit të Krimesë.

Madje, në vitin 2015, për mediat ruse, ai kishte deklaruar se “sipas pikëpamjes së tij personale, aneksimi i Krimesë nga Rusia është një fakt i arritur dhe përfundimtar, i mbështetur nga referendumi”.

Përkundër vërejtjes së Ministrisë së Jashtme Franceze, ai dy herë kishte vizituar Krimenë. Njërën nga herat ai ishte takuar zyrtarisht edhe me mikun e tij, Sergei Naryshkin, drejtorin e tashëm të njërit prej shërbimeve sekrete ruse. Gjatë kësaj vizite, ai kishte puthur monumentin e okupatorëve rusë në Krime, transmeton KosovaPress.

Thierry Mariani është njeriu kryesor për marrëdhënie ndërkombëtare i Partisë së Marine Le Pen-it, e cila është e vendosur për bashkëpunim të mirë me Rusinë.

Se Thierry Mariani është një mik i vërtetë i Vladimir Putinit dëshmon edhe vizita e tij që i ka bërë diktatorit sirian Bashar Al Assad.

Gjoja rastësisht, vizitat e Marianit dhe miqve të tij në Krime u financua nga CFG Capital. Sipas botimit rus, Vedomosti, Mariani është anëtar i Komisionit Këshillues për CFG Capital. Vetë fondi i investimeve u krijua nga Pierre Louvrier, një francez në shërbimin rus, i cili ka qenë duke bërë biznes në Rusi, por jo në Francë, për një kohë të gjatë.

Midis kolegëve të Marianit, në Komision Këshillues është Alexander Torshin, nënkryetari i parë i Këshillit të Federatës së Rusisë dhe i njëjti person që votoi për luftën me Ukrainën dhe pushtimin e Krimesë. Por kjo nuk është as çështja kryesore. Çështja kryesore është se ky fond investimesh, së bashku me kompaninë Marshall Capital, krijuan një fond të veçantë në 2014, me 2 miliardë euro për të investuar në Rusi. Kompania Marshal Capital është në pronësi të oligarkut rus Konstatin Malofeev, i cili konsiderohet si një nga sponsorët kryesorë të të ashtuquajturve DNR (Republika Popullore e Donetsk) dhe LNR (Republika Popullore e Luhansk).

Paradoks: Parlamenti Evropian e fut në Komisionin për Ndikimin e Huaj

Ndërkaq, media franceze “Liberation”, ka publikuar një shkrim në shtator, me titullin “Në Parlamentin Evropian, emërimi i çuditshëm i pro-rusit Thierry Mariani”. Më tej, gazeta franceze, thotë: “Deputeti i RN dhe ish-ministri i Sarkozy do t’i bashkohet me një komisioni të ngarkuar për të luftuar ‘ndërhyrjen e huaj’ brenda Bashkimit Evropian. Një organ që do të duhet të monitorojë veprimet e Rusisë së Putinit, një regjimi, zyrtari i zgjedhur i të cilit është shumë i afërt”.

Media franceze, shpreh habinë me emërimin e Marianit në këtë komision, i cili ishte themeluar në qershor të vitit 2020, dhe i cili “ka për detyrë, që të shqyrtojë shkeljen e rregullave zgjedhore (veçmas kur bëhet fjalë për financimin), si dhe temën e ndikimit në internet dhe rrjete sociale, siç janë ‘troll farms’ (fabrikat e profileve të rrejshme)”, gjë për të cilat vazhdimisht është akuzuar Rusia.

Si deputet, më 15 janar 2020, në Parlamentit Evropian, Mariani kishte ngritur kritika për trajtimin që po i bënte Mali i Zi serbëve dhe kishave ortodokse. Madje, ai kishte deklaruar se në Malin e Zi “jetojnë me frikë rreth 600.000 serbë”. Ndërsa, sipas të dhënave zyrtare në Mal të Zi jetojnë gjithsejtë 622.000 banorë, prej të cilëve vetëm 28 % serbë.

Në të njëjtën ditë, ai ka ngritur edhe çështjen e Manastirit të Deçanit, duke e paraqitur gjendjen e tij në rrezik. Një gjë të tille e bëri edhe më 14 shtator, kur në këtë mbledhjen e Parlamentit Evropian, po merrte pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti. Në këtë takim, po diskutohej mekanizmi i heqjes së vizave.

Gjatë viteve 2015-2018, ai ishte pjesë e të ashtuquajturit “këshill i etikës”, i degës franceze të televizionit të propagandës së Putinit, Russia Today.

Thierry Mariani është kryesues i OJQ-së së krijuar në vitin 2004, “L’Eurasie – les nouveaux horizons” (Euroazia – horizontet e reja), që gjithashtu ndërlidhet me projektet e Vladimir Putinit për një kundërshtim të paktit perëndimor.

Të dhënat e lidhjes së Thierry Mariani nuk kanë fund. “Atlantic Council”, e ka përfshirë atë në studimin “Kuajt e Trojës së Kremlinit”, studim i cili merret me ndikimin rus në Francë, Gjermani dhe Britaninë e Madhe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img