Dalin sondazhet e fundit në zgjedhjet në Amerikë, ja kush po prin në katër shtetet kryesore

88
Advertisement

Joseph Biden ka avantazh të qartë mbi presidentin Donald Trump në katër shtetet më të rëndësishme presidenciale, tregon një sondazh i ri.

Advertisement

Biden, ish-zëvendëspresident, po prin në betejën në Veri në Wisconsin dhe Pennsylvania, ashtu si edhe në Florida dhe Arizona.

Sipas sondazhit të porositur nga New York Times, emërsia më e theksuar e Biden është në Wisconsin, aty ku dallimi me Trump është 11 pikë.

Paraqitja aktuale e Biden në hartën elektorale e paraqet atë në pozitën më të favorshme në ditën e zgjedhjeve se çdo kandidat tjetër presidencial që prej vitit 2008, kur Barack Obama u bë shef i Shtëpisë së Bardhë.

Mundësia e gabimit në sondazh thuhet të jetë 3.2 pikë përqindje në Wisconsin dhe Florida; 3 pikë në Arizona dhe 2.4 pikë në Pensilvani.

PostAdssFotoja e reklamës