Ish-presidenti Thaçi lajmërohet nga Haga

62
Advertisement

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është lajmëruar nga Haga.

Advertisement

Thaçi ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shihet i rrethuar nga qytetarët, transmeton Telegrafi.

Në fotografinë e publikuar, Thaçi ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët, të cilët kanë shkruar se lufta e UÇK-së ishte e drejt dhe për liri.

Këtë fotografi, Thaçi e kishte realizuar muaj më parë, kur atij i ishte bërë një pritje nga qytetarët pasi kishte përfunduar intervistimin e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndryshe, Thaçit sot i është konfirmuar aktakuza nga Specialja, pas kësaj ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit.

Thaçi para se të nisej për në Hagë u bërë thirrje qytetarëve që të mos e humbin shpresën, durimin dhe besimin.

“Iu falënderoj për besimin sepse kjo nuk është lamtumirë, por vetë mirupafshim. Do të shihemi prapë e do të dalim faqebardhë, ky është premtimi im për ju”, kishte thënë ai. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës