-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK pas zhvillimeve nga Specialja: Vendi po kalon një situatë të vështirë institucionale, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër

Lidhja Demokratike e Kosovës pas përfundimit të mbledhejs së Kryesisë, ka lëshuar një njoftim për media lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

“Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me vendimet e Dhomave të Specializuara dhe aktin e sotëm të dorëheqjes së Presidentit të vendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, përveç se duhet të përballohet me qetësi dhe maturi, kërkon edhe unifikim e vendime të përgjegjshme politike dhe institucionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

LDK shprehet e bindur thellë se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur, si dhe apelon që institucionet përkatëse të zbatojnë standardet më të larta për gjetjen e së vërtetës dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img