-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori i Kosovës në Austri: Në Vjenë ka filluar të kthehet qetësia, por jo edhe normaliteti

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana ka folur për situatën në Vjenë pas sulmeve të mbrëmshme.

Pllana në RTV Dukagjini ka thënë se në Vjenë ka filluar të kthehet qetësia por jo edhe normaliteti.

“Sot po ashtu nga ora 20:00 ka hyrë në fuqi ligji për parandalimin e COVID-19, ku kufizohet lëvizja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri thotë se edhe vet në momentin e sulmit ka qenë dëshmitarë i të shtënave dhe krijimit të kaosit.

“Ne menjëherë kemi bërë thirrje për të evituar transportin publik dhe daljen ne qendër të qytetit”.

Pllana thotë se Ambasada nuk mund të japë asnjë koment në lidhje me sulmuesin apo origjinën e tij.

“Është tragjike të flitet për këtë sulm, e lëre më të përmenden edhe emra”, deklaroi ndër të tjera Lulzim Pllana.

I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopek në Tetovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img